Ambasada Amerikane rikujton: Po i vjen fundi afatit 30-ditor të Kushtetueses - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane rikujton: Po i vjen fundi afatit 30-ditor të Kushtetueses

    Insajderi
    17 July 2025 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë lidhur me krizën institucionale dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka rekomanduar afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit dhe se kjo datë po afrohet.

    “Vërejmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rekomanduar që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve nga vendimi i saj, dhe kjo datë po afrohet”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

    Ambasada rikujton se është përgjegjësi e lidershipit politik të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe të formojë institucione funksionale, Kuvendin dhe Qeverinë.

    “Është përgjegjësi e liderëve politikë që ta konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë një qeveri stabile, në përputhje me Kushtetutën”.thuhet tuje në përgjigje.

    SHBA-ja riafirmon mbështetjen e saj për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe shpreh gatishmëri për të punuar me qeverinë e re në përparimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

    “Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur për një kohë të gjatë zhvillimin demokratik të Kosovës dhe presin të punojnë me qeverinë e ardhshme për të avancuar stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien rajonale.”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për Rtv 21.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark