Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar lidhur me sulmin ndaj ekipeve të mediave, që ka ndodhur këtë të premte në Leposaviq, nga protestues serbë të maskuar.
Në reagimin thuhet se dhuna ndaj gazetarëve është gjithmonë e papranueshme dhe e pajustifikuar.
“Iu bëjmë thirrje atyre që udhëheqin protestat të parandalojnë dhe dënojnë dhunën ndaj atyre që punojnë për të raportuar mbi ngjarjet”, kanë thënë nga ambasada britanike.
Violence against journalists is always unacceptable and unjustified. We call on those leading protests to prevent and condemn violence against those who are working to report on events. #mediafreedom
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) June 16, 2023
Ekipet e mediave, Tëvë1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV janë sulmuar nga persona të maskuar në komunën e Leposaviqit.