Ambasada e Britanisë së Madhe befasohet me shpalljen e konkursit për Kryeprokuror: Kërkon proces transparent - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ambasada e Britanisë së Madhe befasohet me shpalljen e konkursit për Kryeprokuror: Kërkon proces transparent

    Insajderi
    13 January 2022 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Britanisë së Madhe është shprehur e befasuar me vendimin e marrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për të shpallur konkurs për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Në një reagim të Ambasadës Britanike, thuhet se kishin ofruar mbështetje për rekrutimin e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa teksa po prisnin përgjigje nga KPK-ja, janë befasuar me vendimin e djeshëm.

    “Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues”, thuhet në reagim

    Me këtë veprim, sipas Ambasadës Britanike, KPK-ja e ka humbur një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë.

    “Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, thuhet në këtë reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark