Ambasada e Francës në Kosovës, nesër do të hap librin e ngushëllimeve për viktimat e sulmit terroristë në Nicë.
Sipas njoftimit të Ambasadës, libri i ngushëllimeve do të hapet në ambientet e kësaj ambasade nga ora 9:00 deri në 17:00.
Riviera franceze e Nicës është përgjakur të enjten pas mesnatës nga një sulm terrorist me kamion, ku mbetën të vrarë 84 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Liderët nga e gjithë bota janë solidarizuar me popullin francez për terrorin e asaj nate, duke e dënuar sulmin.