Ambasada e Gjermanisë i bashkohet thirrjes së Sarrazinit, për formim të shpejtë të qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Gjermanisë i bashkohet thirrjes së Sarrazinit, për formim të shpejtë të qeverisë

    Insajderi
    06 March 2025 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog.”

    Kështu ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ndër tjerash, Manuel Sarrazin, i dërguari specual i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Këto qëndrime të Sarrazinit i ka mbështetur ‘‘plotësisht’’ edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

    Nga ambasada është thënë që tanë është koha që partitë në Kosovë të vënë përpara interesin e vendit dhe që të punojnë së bashku.

    ‘‘Ne jemi plotësisht dakord me mendimet e të dërguarit të posaçëm, Sarrazin, në intervistën e tij të fundit. Tani është koha që partitë kosovare të vënë përpara interesin e vendit dhe të punojnë së bashku’’, është shkruar nga ambasada.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark