Ambasada e Kosovës në Austri lejon organizim partiak brenda objektit, shkel ligjin për Shërbimin e Jashtëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në Austri lejon organizim partiak brenda objektit, shkel ligjin për Shërbimin e Jashtëm

    Insajderi
    23 January 2024 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Kosovës në Vjenë ka lejuar mbajtjen e një aktiviteti nën petkun e një subjekti partiak në objektet e ambasadës, shkruan Insajderi.

    Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Austri ka mbajtur Akademi Përkujtimore për presidentin Ibrahim Rugova. Kishte qenë çdo gjë në rregull nëse kjo parti e kishte mbajt këtë aktivitet në hapësirat e shoqatës.

    Por, sipas njoftimit publik, ky aktivitet është mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

    Kjo përmban shkelje të ligjit për Shërbimin e Jashtëm. Sipas ligjit, nuk lejohen organizime partiake në Ambasada.

    Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet e veta se U.D i Shefit të Misionit në Austri është Albinot Bimbashi i cili ka lejuar që të organizohet tubimi partiak brenda ambasadës.

    Gazeta Insajderi ëshë në pritje të një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme pasi është pyetur se a është në dijeni për këtë organizim dhe se çfarë hapa do të ndërmarrin për këtë shkelje të ligjit për Shërbim të Jashtëm.

    Sipas njoftimit të partisë ky aktivitet është mbajtur të shtunën në Ambasadën e Kosovës në Vjenë..

    “Të nderuar bashkëatdhetar, anëtar të Ldk në Austri, ju ftojmë në Akademin përkujtimore per Presidentin RUGOVA , e cila do të mbahet me datën 20.01.2024 prej orës 18 në Ambasaden e Kosovës në Vjenë”, thuhet në njoftim./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark