Ambasada e Kosovës në Bruksel ka njoftuar se asnjë nga të vrarët në sulmet e sotme në Bruskel nuk është nga Kosova.
“Pas sulmeve të njëpasnjëshme në Bruksel, Ambasada e Republikës së Kosovës në këtë vend menjëherë ka vendosur kontaktet me autoritetet belge për të marrë informacione më të hollësishme rreth kësaj ngjarje. Nga viktimat e identifikuara deri më tani, sipas informacioneve zyrtare, nuk është asnjë shtetas i Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Nga tri shpërthime që ndodhën në orët e paradites, deri më tani kanë vdekur së paku 23 persona./Insajderi.com