Pas sulmit me kamion, nga i cili mbetën të vdekur mbi 80 persona Ambasada e Kosovës në Francë në faqen e saj ka vendosur një numër telefoni për të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë në Francë pas sulmit në Nice ku humbën jetën të paktën 84 persona.
“Lidhur me ngjarjen tragjike në Nicë, shtetasit e Kosovës mund ta kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Paris në numër të telefonit emergjent: +33 (0) 6 03 33 03 18″ thuhet në njoftimin e kësaj përfaqësie diplomatike.
“Ambasada e Kosovës në Paris fton të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët kanë rastisur në rajonin e Nicës në kohën e sulmit terrorist, t’iu lajmërohen familjareve të tyre për t’i informuar se janë shendosh e mirë”, vazhdon më tej njoftimi.
Deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar nëse në mesin e të lënduarve apo të vdekurve ka ndonjë shqiptarë. /Insajderi.com