Ambasada e Polonisë paralajmëron qytetarët: Largohuni menjëherë nga Bjellorusia - për shkak të tensioneve me Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ambasada e Polonisë paralajmëron qytetarët: Largohuni menjëherë nga Bjellorusia – për shkak të tensioneve me Rusinë

    Insajderi
    26 September 2025 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Polonisë në Minsk u bëri thirrje qytetarëve polakë që të “largohen menjëherë” nga Bjellorusia, për shkak të tensioneve në ritje nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

    “Në rast të përkeqësimi drastik të situatës së sigurisë, mbylljes së kufijve ose rrethanave të tjera,” thuhet në deklaratë, “evakuimi mund të bëhet dukshëm më i vështirë ose edhe i pamundur,” shkruan Kyievindependent.

    Paralajmërimi vjen mes tensioneve në rritje midis NATO-s dhe Rusisë pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore, si dhe “arrestimeve të përsëritura arbitrare të qytetarëve polakë”.

    Pavarësisht thirrjeve polake për t’u larguar nga vendi, Varshava hoqi më 24 shtator mbylljen e kufirit me Bjellorusinë të vendosur gjatë stërvitjeve Zapad-2025.

    Kryeministri Donald Tusk theksoi se opsioni për të mbyllur përsëri kalimet kufitare mbetet në diskutim. “Nëse tensioni ose sjellja agresive e fqinjëve tanë rritet, ne nuk do të hezitojmë dhe do të vendosim përsëri të mbyllim kalimet kufitare”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark