Ambasada e SHBA-së përshëndet vendimin e Kosovës që shpalli ditë zie për Albright - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ambasada e SHBA-së përshëndet vendimin e Kosovës që shpalli ditë zie për Albright

    Insajderi
    25 March 2022 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-të ndihen të nderuara me vendim e Qeverisë që sot të shpallet ditë zie në nderim të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright e cila vdiq dy ditë më parë.

    “Shtetet e Bashkuara nderohen nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për të njohur kontributet e Madeleine Albright për Kosovën duke e shpallur sot ditë zie,”

    Tutje, ambasadori në postimin e tij në Twitter shkruan se, Kosova e nderon kujtimin e ish-Sekretares, përmes punës në ndërtimin e një demokracie të begatë.

    “Ju vazhdoni ta nderoni kujtimin e saj çdo ditë përmes punës suaj për ndërtimin e një demokracie të begatë dhe multietnike”.

    Duhet shtuar se sot është shpallur ditë zie në Kosovë me rastin e vdekjes së Albright e cila ishte një nga figurat më të rëndësishme të viteve ’90, e cila vazhdimisht ishte në përkrahje të Kosovës.

    Me shpalljen e së premtes ditë zie, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën për ditën e hënë, seancë kjo e cila ishte paraparë sot. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark