×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Ukrainës në BeH: Prej nga doli ikona e Ukrainës të cilën Dodik ia dhuroi Lavrovit?

    Insajderi
    17 December 2020 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina zyrtarisht ka kërkuar shpjegim nga Bosnja dhe Hercegovina se prej nga ka rënë ikona në duar të Millorad Dodikut të cilën ai ia dhuroi shefit të diplomacisë ruse.

    Ikona, të cilën anëtari serb i Kryesisë së BeH ia dhuroi të hënën Sergei Lavrovit, i takon Ukrainës, kanë publikuar mediet lokale, e transmeton portali kroat Index.hr. Bëhet fjalë për ikonën ortodokse të praruar të vjetër 300 vjet.

    Në fotografi shihet edhe vula e dyllit sipas të cilës është regjistruar si pronësi e Ukrainës, derisa ky shtet ishte pjesë e BRSS.

    Ambasada e Ukrainës në Sarajevë ka dërguar notë proteste Ministrisë së Jashtme të BeH duke kërkuar deklarim publik, urgjent dhe të qartë mbi atë se si ka arritur ikona nga vendi i tyre në një shtet tjetër dhe ka përfunduar në duart e Dodikut.

    Mediet boshnjake kanë shkruar se ikona është gjetur në Lugansk, në pjesën e Ukrainës e cila është nën kontroll të separatistëve prorusë.

    Nëpër formacione paramilitare proruse në rajonin e Luganskit dhe Donjeckut kanë marrë pjesë mercenarë nga BeH, gjegjësisht nga Republika Serbe, shkruan Index.hr.

    Njëri prej tyre, Gavrillo Steviq është duke gjykuar për këtë, sepse pjesëmarrja në formacione paramilitare në botën e jashtme është vepër penale sipas ligjeve të Bosnjës dhe Hercegovinës./Insaderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark