
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në përvjetorin e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin terrorist në Banjska ka thënë se Milan Radoiçiq, kryeterroristi i sulmit, vazhdon të bredh i lirë nëpër Serbi.
“Dy vjet që nga sulmi i tmerrshëm në Banjska, megjithatë, udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit, Radoičić, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi”, thuhet në reagimin e ambasadës, shkruan Insajderi.
“Dy vjet që nga vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht garancive të ndryshme se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi”, vijon reagimi.
“Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme. Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, përfundon reagimi i ambasadës. /Insajderi.org/