×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada kineze në Tiranë: Jemi të gatshëm të furnizojmë Shqipërinë me vaksina

    Insajderi
    17 March 2021 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kina është gati që t’i ofrojë vaksina kundër koronavirusit Shqipërisë. Pak ditë më parë qeveria shqiptare përmes një vendimi i hapi rrugën negocimit edhe për vaksinën kineze “Sinopharm” dhe atë ruse “Sputnik V”.

    Abcnews.al kontaktoi me ambasadën në Shqipëri dhe u interesua nëse Kina është e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë për të siguruar vaksina kundër COVID-19. Ambasada kineze shprehu gatishmërinë duke theksuar se “rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur” nëse dëshiron pala shqiptare.

    Kina mbështet me vendosmëri bashkëpunimin ndërkombëtar mbi vaksinën anti Covid-19. Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale, rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur.

    Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemeve teknike. Në qoftë se pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, ambasada kineze është e gatshme të japë asistencë të nevojshme.

    Gjithashtu jemi me kënaqësi të shohim që Shqipëria të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinës nëpërmjet rrugëve të ndryshme, dhe kemi dëshirë për të ofruar mbështetje të nevojshme” deklaroi ambasada Kineze. Tashmë vendimi është në dorën e qeverisë shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark