“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën”

    Insajderi
    20 December 2022 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizim e vizave për Kosovën.

    Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

    Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, ka thënë se sot është vulosur liberalizimi i vizave.

    Ai ka thënë se në muajt e parë të vitit 2023 mbetet vetëm votimi formal në Parlamentin Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme.

    Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark