×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Situata e tensionuar në Veri, ambasadori amerikan thotë se s’ka kushte për zgjedhje

    Insajderi
    07 December 2022 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar dhunën dhe incidentet që ndodhën ditën e djeshme në veri.

    Hovenier shtoi se nuk janë krijuar kushtet që të mbahen zgjedhet në fund të muajit.

    Sipas tij, siguria e qytetarëve është primare.

    Postimi i plotë:

    Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes, dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë.

    Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Sguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të përmbahen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark