Ambasadori amerikan: Pesë herë gjatë natës u detyrova të fshihem nga sulmet iraniane në Izrael - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ambasadori amerikan: Pesë herë gjatë natës u detyrova të fshihem nga sulmet iraniane në Izrael

    Insajderi
    14 June 2025 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mike Huckabee, ambasadori i SHBA në Izrael, tha se atij iu desh të shkonte në strehimoret e bombardimeve pesë herë gjatë natës, pasi Irani nisi valë sulmesh me raketa hakmarrëse kundër Izraelit.

    “Ka qenë natë e trazuar në Izrael,” tha Huckabee, i cili ndodhet në vend, në një postim në platformën X të shtunën në mëngjes.

    Ai shtoi se Shabbat, dita e pushimit hebre që shënohet çdo të shtunë, duhet të jetë e qetë, por “ndoshta nuk do të jetë”.

    Të mërkurën, Departamentet e Shtetit dhe të Mbrojtjes së SHBA-së aranzhuan largimin e personelit “jo esencial” nga vendet përreth Lindjes së Mesme, dy ditë përpara se Izraeli të ndërmerrte sulmin e tij, shkruan CNN, transmeton Gazeta Insajderi.

    Huckabee, ish-guvernatori i Arkansas, u emërua nga Presidenti Donald Trump për postin me bazë në Jerusalem në nëntor të vitit të kaluar.

    Ai ka qenë një mbrojtës i vendosur i Izraelit dhe dikur kishte deklaruar se “nuk ka diçka të tillë si palestinezë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark