
“Nuland, erdhi në Kosovë për të biseduar për luftën kundër korrupsionit dhe integrimet evropiane”. Kështu e ka komentuar ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie vizitën e zëvendës-sekretares së shtetit amerikan, Victoria Nuland ku është takuar me udhëheqësit e institucioneve.
“Ndihmës sekretarja e Shtetit, Victoria Nuland u takua me zyrtarë qeveritarë dhe shoqërinë civile për të biseduar për integrimet evropiane dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në Twitter.
Ai në një postim të tij tjetër në Twitter ka thënë se ai së bashku me Nulad ka folur me shoqërinë civile gjatë ditës së sotme për luftën kundër korrupsionit. /Insajderi.com