Ambasadori britanik: E rëndësishme që qeveria të krijohet me kohë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik: E rëndësishme që qeveria të krijohet me kohë

    Insajderi
    21 February 2025 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hagreaves ka takuar sot kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

    Ai ka biseduar me të për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe rëndësinë e krijimit të një qeverie me kohë.

    “Sot kam takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën. Folëm për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe rëndësinë e formimit në kohë të qeverisë. Ne diskutuam gjithashtu se si të arrijmë më shumë përparim në përfaqësimin e komuniteteve joshumicë, përfshirë serbët e Kosovës, në ekonominë dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark