Ambasadori britanik takon kryetarin e Kushtetueses: Britania pret që vendimet për konstituimin e Kuvendit të respektohen nga liderët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik takon kryetarin e Kushtetueses: Britania pret që vendimet për konstituimin e Kuvendit të respektohen nga liderët

    Insajderi
    23 September 2025 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar e kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.

    Në njoftim thuhet se Mbretërua e Bashkuar pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga udhëheqësit politikë me qëllim që t’i jepet fund ngërçit në të cilin Kosova ka ngecur për një kohë shumë të gjatë.

    “Sot takova Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nexhmi Rexhepi. Mbretëria e Bashkuar pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga udhëheqësit politikë me qëllim që t’i jepet fund ngërçit në të cilin Kosova ka ngecur për një kohë shumë të gjatë, në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të mund të fillojnë punën në interes të popullit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Më tutje, theksohet rëndëia jetike e kësaj Gjykate në ruajtjen e kushtetutshmërisë.

    “Puna e Gjykatës është jetike në mbrojtjen dhe ruajtjen e Kushtetutës së Kosovës. Pavarësia e saj është thelbësore për funksionimin e saj”, thuhet në njoftim.

    Ky takim vjen në një kohë kur kryeministri në detyrë Albin Kurti ka sulmuar gjykatëist e Gjykatës Kushtetuese.

    Kurti akuzon këtë gjykatë si të “kapur” nga ish-partitë opozitare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark