
Në mesin e shumë pyetjeve që kishin të bëjnë me liberalizmin e vizave, pati edhe pyetje lidhur me bashkimin kombëtar, temë mbi të cilën ai tha se është e ndërlikuar.
Në pyetjen, se përse bashkësia ndërkombëtare është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ambasadori O’Connell ka thënë se bashkimi kombëtar po tingëllon si kërcënim.
“Kosova ka kërkuar pavarësinë e saj. Bashkësia ndërkombëtare e ka njohur shtetësinë e Kosovës në bazë të planit të Ahtisaarit, i cili përjashton bashkimin me Shqipërinë. Dhe të them të drejtën kur dëgjoj të thuhet se në Ballkan do të ketë stabilitet vetëm nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë, tingëllon si kërcënim”, ka thënë O’Connell.
O’Connell prej një viti e gjysmë ushtron detyrën e ambasadorit të Britanisë së madhe në Kosovë. /Insajderi.com