Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Jonathan Hargreaves, tha se veprimet e sotme të Qeverisë në veri, u bënë pa konsultim me miqtë dhe aleatët e sigurisë.
Sipas tij këto veprime nxisin tensione dhe kanë ndikim në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera
“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, ka shkruar ai.