Ambasadori amerikan Greg Delawie, nëpërmes rrjetit social “Twitter”, ka përshëndetur rikthimin e Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës.
“Jam i lumtur të shoh rikthimin e Listës Serbe në ulëset e tyre në Kuvend,” ka shkruar ambasadori Delawie.
Lista Serbe u kthyen sot në Kuvend, në një mbledhje të kryesisë, pas gati gjashtë muajsh pezullimi të detyrës.
Kreu i kësaj liste, Sllavko Simiq, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se rikthimi i tyre u bë me qëllim të votimit të Demarkacionit me Malin e Zi. /Insajderi.com