Ambasadori francez në OKB kritikon vendimin e Trumpit për klimën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ambasadori francez në OKB kritikon vendimin e Trumpit për klimën

    Insajderi
    07 June 2017 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara, Francois Delattre, ka thënë se, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ishte në “anën e gabuar të historisë”, kur vendosi të tërhiqej nga Marrëveshja e Klimës së vitit 2015.

    Vendimi do të shihet si “certifikata e lindjes së një bote shumë polare” në të cilën Shtetet e Bashkuara nuk janë më “garantuesja më e besueshme e rendit botëror”, shtoi ambasadori Francois Delattre.

    Komentet e tij erdhën pasi Kina dhe Kalifornia nënshkruan një marrëveshje për të punuar së bashku në reduktimin e gazrave serrë në Pekin.

    Në anën tjetër ish presidenti Barack Obama ka thënë se është optimist se shtetet amerikane, qytetet dhe bizneset, do të vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen.

    “Ato do të vazhdojnë të punojnë mbi energjinë e pastër në të cilën kanë investuar, sepse kështu do të kursejnë paratë”, ka thënë Obama, shkruan REL.

    Mirëpo i dërguari francez ka thënë se vendimi i presidentit Trump “shkon përtej politikës së ndryshimeve klimatike” dhe se ai është një “faktor në erozionin e udhëheqjes morale dhe politike të Shteteve të Bashkuara”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark