Ambasadori gjerman: Draft-statutin për Asociacionin duhet ta hartojë vetë Kosova – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ambasadori gjerman: Draft-statutin për Asociacionin duhet ta hartojë vetë Kosova

    Insajderi
    16 May 2023 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova ka obligim që ta hartojë draftin për Asociacionin por shtoi se një version nuk është i mjaftueshëm.

    I pyetur se kush do të mund ta hartonte draftin më të mirë, Rhode tha se është vetë Kosova ajo që mund ta bëjë këtë.

    “Është përgjigje e thjeshtë. Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rhode, pas takimit me anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

    Ndërsa, i pyetur për kompaninë Visametric, e cila i obligon qytetarët të paguajnë 30 euro për kthimin e pasaportës, Rhode nuk dha koment. Ai po ashtu nuk u përgjigj nëse duhet t’i merret licenca kësaj kompanie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark