×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman: Drafti për Asociacionin ishte i mirë, i mbetet qeverisë ta dërgojë në Kushtetuese

    Insajderi
    05 June 2024 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Röhde ka thënë që Drafti i BE-së për Asociacioni e Komunave me Shumicë Serbe ka qenë i mirë.

    “Gjermania gjithmonë ka thënë, dhe unë gjithmonë kam thënë, që Kosova i përket Këshillit të Evropës, jo vetëm Gjermania, por edhe anëtarët e QUINT-it [që nuk janë anëtarë të Këshillit të Evropës] dëshirojnë që Kosova të jetë në Këshillin e Evropës”, ka thënë Rohde në Info Magazine.

    “Dhe kjo na shpie në temën e ASM-së dhe kemi pritje të qarta që Kosova po lëviz në atë drejtim, dhe siç e dini, kjo ishte shpërndarë ose publikuar publikisht, ishte një letër nga tre udhëheqësit, kancelari, kryeministrja Meloni”.

    “U thamë: Shikoni, duhet ta dërgoni këtë draft të Asociacionit  në Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo nuk ka ndodhur. Cilin draft? Draftin e BE-së sepse ka qenë një draft i mirë.

    “Edhe kryeministri ka thënë se ishte shkruar në vijë me Kushtetutën dhe është mbështetur nga BE-ja”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark