Ambasadori gjerman: Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme, s’duhet të ketë pandëshkueshmëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasadori gjerman: Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme, s’duhet të ketë pandëshkueshmëri

    Insajderi
    03 April 2023 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke folur për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes një postimi në Twitter është shprehur se nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë.

    Rohde ka thënë se e drejta për të protestuar është thelbësore por se drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme.

    Postimi i plotë:

    E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci dhe manifestimi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të lulëzuar në Kosovë. Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe torturë.

    Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme, s’duhet të ketë pandëshkueshmëri për askënd. Gjykata Speciale e ka mbështetjen e plotë. /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark