Ambasadori gjerman: Është koha e fundit që të themelohet Asociacioni, Kosova ende pa propozim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasadori gjerman: Është koha e fundit që të themelohet Asociacioni, Kosova ende pa propozim

    Insajderi
    12 January 2023 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde është pajtuar plotësisht me qëndrimet e zyrtarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet se është koha e fundit që të krijohet Asociacioni në përputhje me Kushtetutën.

    Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë se ende s’ka ndonjë propozim nga ana e Kosovës për këtë gjë.

    “Plotësisht dakord me Chollet se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, duke përfshirë krijimin e ASM në përputhje me kushtetutën. Një propozim i Kosovës ende nuk është aty”, ka shkruar Rohde.

    Ai tutje ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ka bërë thirrje për kthim të menjëhershëm.

    Rohde ka thënë se Washingtoni dhe Brukseli janë plotësisht në linjë për këto çështje


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark