Ambasadori gjerman i shqetësuar me bllokadën institucionale- takon Osmanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman i shqetësuar me bllokadën institucionale- takon Osmanin

    Insajderi
    03 September 2025 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është deklaruar pas takimit të djeshëm me presidenten Vjosa Osmani.

    Përmes një reagimi në platformën X, Rohde tha se ka ngritur shqetësimin e tij për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale në vend.

    Ai po ashtu theksoi se diskursi publik i kohëve të fundit, që hedh dyshime mbi vendimet e gjykatave, paraqet rrezik për besimin e qytetarëve në pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë..

    “Falënderoj zonjën Presidente për diskutimin e mirë. Në takim shpreha shqetësimin për ngërçin politik e institucional, si dhe diskursin publik që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, zhvillime këto që rrezikojnë të dëmtojnë besimin e qytetarëve në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, shkroi Rohde.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark