Ambasadori gjerman mirëpret vendimi e dënimit ndaj Salih Mustafës: Nuk është një aktgjykim ndaj UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasadori gjerman mirëpret vendimi e dënimit ndaj Salih Mustafës: Nuk është një aktgjykim ndaj UÇK-së

    Insajderi
    17 December 2022 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vite burgim, duke thënë se ky vendim është i rëndësishëm dhe forcon sundimin e ligjit.

    Megjithatë, Rohde, njëjtë si ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se ky është nja aktgjykim ndaj një individi, jo ndaj UÇK-së.

    “Gjykim i rëndësishëm sot që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – nuk ka mosndëshkim”, ka shkruar Rohde në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark