![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka dalur në mbështetje Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, pasi ai tha se s’janë kushtet të mbahen zgjedhjet tani.
Rohde ka thënë se pajtohet me këtë që ka thënë Hovenier dhe se është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme mbajtja e zgjedhjeve tani.
“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde.
Po ashtu edhe këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, se zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë më udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.
Në intervistën me Zërin e Amerikës, Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se “nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit”.