Ambasadori Hovenier pensionohet pas misionit në Kosovë, shprehet mirënjohës për bashkëpunimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Hovenier pensionohet pas misionit në Kosovë, shprehet mirënjohës për bashkëpunimin

    Insajderi
    10 December 2024 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në një ngjarje sot ka njoftuar për largimin e tij nga detyra pas periudhës së gjatë të shërbimit në Kosovë.

    Hovenier tregoi madje se edhe do pensionohet me përfundimin e misionit të tij diplomatik në Prishtinë, pas një karriere të suksesshme ku siç tha SHBA kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve me Kosovën që të avancohet në ato që ka arritur si shtet.

    ”Do të dal në pension pas 34 vitesh e shtatë muajsh, në fund të dhjetorit”, deklaroi ai.

    Ai ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin që kishte gjatë këtyre viteve, por edhe ndaj administratës Biden për mundësinë e dhënë.

    Ndër tjera Hovenier theksoi se ambasadorët janë në fokus, ”por puna dhe përkushtimi i vërtetë vijnë nga të gjithë ju”, deklaronte ai mes të pranishmëve, referuar bashkëpunëtorëve të tij.

    Këto komente ambasadori Hovenier i dha në ditën e dytë të edicionit të tetë të Konferencës për Integritet të Informacionit DISICON.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark