Ambasadori i Albin Kurtit paguhet qindra mijëra euro nga firma serbe GEN, e akuzuar si pjesë e mafies energjetike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ambasadori i Albin Kurtit paguhet qindra mijëra euro nga firma serbe GEN, e akuzuar si pjesë e mafies energjetike

    Insajderi
    22 April 2022 - 00:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, është paguar qindra mijëra euro nga firma GEN, me bazë në Beograd. Sipas mediave sllovene që publikuan sot skandalin, ai ka perfituar nga GEN’i serb një shumë pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro.

    Kompania serbe GEN është pjesë e rrjetit rajonal të tregtarëve të energjise elektrike. Kjo firmë së bashku me Rudnapin në pronë të Vuk Hamoviç si dhe EFT-në pronën e Vojin Lazareviç, kanë perfituar qindra miliona euro nga Kosova, Shqiperia, Mali i Zi e vendet tjera të rajonit.

    Të tri firmat kanë një të përbashket: Damir Fazlliçin. Ai është sekseri i njohur ndërkombëtarisht që i mundëson këtyre firmave kontrata të mëdha me qeveritë e rajonit.

    Të tri firmat në shumë artikuj të rrjeteve ndërkombëtare të gazetarëve janë cilësuar si pjesë e mafies energjetike në rajonin e Ballkanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark