×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i BE-së uron Ditën e Pavarësisë: Kjo festë gjen Shqipërinë më afër familjes evropiane

    Insajderi
    28 November 2024 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e Festave të Nëntorit nuk kanë munguar urimet për shqiptarët edhe nga diplomatët e huaj, në Shqipëri.

    Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka uruar Ditën e Pavarësisë, ku thekson se ky 112 vjetor e ka gjetur vendin më afër BE-së, me hapjen e negociatave për grupkapitujt e parë themelorë.

    “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap”, uron ambasadori Gonzato.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark