Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë largohet nga platforma X: Ka degjeneruar në një vend mbeturinash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë largohet nga platforma X: Ka degjeneruar në një vend mbeturinash

    Insajderi
    13 February 2025 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka njoftuar se ka vendosur ta lë X-in, platformën e Elon Musk, të njohur më herët si Twitter.

    Jorn Rohde tha në një video të publikuar nga faqja e Ambasada e Gjermanisë në Facebook se është larguar nga kjo platformë, për të cilën thotë se është bërë “një vend i përmbytur nga gjuha e urrejtjes, dezinformimi dhe teoritë e konspiracionit.

    “Mjaft është mjaft. Unë vendosa të largohem përgjithmonë nga X ose Twitter, siç njihej më parë! Pse? Për mua, X ka degjeneruar në një vend të përmbytur nga gjuha e urrejtjes, dezinformimi dhe teoritë e konspiracionit”, tha ai.

    “Shumë postime synojnë t’i minojnë institucionet tona demokratike dhe shtyhen nga algoritme ku shkëmbimi apo debati i duhur nuk është më i mundur”, shtoi Rohde.

    Postime të tilla, ai tha se shihte çdo ditë në X, ndërsa shtoi se është lodhur me këto “mbeturina”.

    “Dhe e gjithë kjo po ndodh nën banerin e rremë të fjalës së lirë”, tha Rohde.

    Ambasadori tha se tash do të kalojë në platformën Bluesky.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark