×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri vendos dy flamuj shqiptarë në shtëpinë e tij në SHBA për 28 Nëntor

    Insajderi
    29 November 2024 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e William Ryerson, Ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri, është zbukuruar për 28 Nëntorin me dy flamuj shqiptarë.

    Kryeredaktori i një gazete në gjuhën shqipe në SHBA, Ruben Avxhiu, ka publikuar një fotografi të shtëpisë së tij, që ndodhet afër kryeqytetit Washington.

    “Shtëpia e Ambasadorit Bill Ryerson, afër Washington-it, e stolisur sot jo me një, por me dy flamuj shqiptarë, me rastin e 28 Nëntorit. William Ryerson ishte Ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri pas rrëzimit të komunizmit dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, pas më shumë se 40 vjet ndërprerje”, ka shkruar Avxhiu krahas fotografisë.

    MINOLTA DIGITAL STILL CAMERA

    William Ryerson shërbeu si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-së në Shqipëri nga viti 1991 deri në vitin 1994, një periudhë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve pas rënies së regjimit komunist.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark