Ambasadori i Turqisë në Shqipëri modifikon historinë: Osmanët mbrojtën trojet shqiptare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Turqisë në Shqipëri modifikon historinë: Osmanët mbrojtën trojet shqiptare

    Insajderi
    13 December 2021 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk ka bërë një deklaratë të fortë, e cila ka kaluar në heshtje gjatë një takimi që ka zhvilluar në universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”.Gjatë fjalës së tij, ambasadori ka komentuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, duke deklaruar se Perandoria Osmane erdhi në Shqipëri për të mbrojtur trojet shqiptare.

    “Po ta shikojmënë shikojmë në planin historik Ballkani është zonë e hapjes dhe përhapjes së natyrshme të shtetit osman. Por lëvizjet e osmanëve në Ballkan nuk ishin vetëm ushtarake. Por edhe kulturore, historike. Në atë periudhë bota e krishterë po haste një përplasje të përgjakshme mes sekteve të tyre, osmanët qëndruan pranë popujve ortodoksë që përmbënin shumicën e rajonit duke qenë tolerant ndaj tyre. Fara e miqësisë mes dy popujve tona është hedhur që në kohën e sulltanit Murati I. Osmanët erdhën këtu për të mbrojtur trojet shqiptare. E dini dhe rolin që ka luajtur Hasan Riza Pasha në mbrojtjen e Shkodrës,”-tha ai ndërkohë që askush nuk e ka kundërshtuar.

    Se ku e ka parë tolerancën fetare gjatë pushtimit ottoman në Shqipëri, këtë e di vetëm ambasadori, që mesa duket e përdor historinë ashtu siç i leverdis!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark