
Në një dokument që e ka siguruar Gazeta Insajderi bëhet me dije se Ambasada e Kosovës në Gjermani, edhe pse stafi dhe ambasadori po vazhdojnë të marrin paga, nuk po bën diçka tjetër pos punëve konsullore. Kjo, sipas dokumentit është bërë me instruksion të Ministres Donika Gërvalla. As edhe një komunikim, thuhet në dokument
Gazeta Insajderi
Në dokumentin të cilin e ka siguruar gazeta Insajderi, e të cilin e ka përpiluar ambasadorit i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti thuhet se përveç shërbimeve konsullore janë ndaluar të gjitha komunikimet tjera.
Kjo sipas ambasadorit është bërë pas instruksioneve të dhënë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Për periudhën raportuese 16-20 tetor 2023 dhe sipas instruksioneve të znj. Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, përveç ofrimit të shërbimeve konsullore, ARKS në Berlin nuk ka zhvilluar asnjë komunikim tjetër”, thuhet në dokument.
Ndërkohë, ambasadori ka bërë të ditur aktivitetin e fundit në të cilin stafi diplomatik kanë marrë pjesë, para se ministrja të ndërmerrte veprime të tilla sipas tyre.
Bëhet fjalë për një takim me kryeparlamentaren e Tyringenit, Birgit Pommer i realizuar në Mynihu të Gjermanisë.
Axhenda e takimit:
“Raportojmë që me datë 16.10.2023 nga ora 18:00 – 21:00, me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Tyringen-it, znj. Brigit Pommer, Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura ishte pjesëmarrës në “Bashkëbisedim më të mbijetuarit e Holokaustit”, temë kjo që pas ngjarjeve të fundit është më se e rëndësishme. Për një bisedë ishte i ftuar në Parlament të Tyringenit i mbijetuari i holokaustit dhe President i Komitetit Ndërkombëtar Buchenwald – Dora, Naftali Fürst”, thuhet në dokument.
“Në fjalimin e saj përshëndetës Presidentja e Pralamentit të Tyringenit znj. Brigit Pommer përshëndeti të pranishmit si ministra, deputet, përfaqësues të misioneve të huaja, përfshire edhe KP në Mynih. Ajo foli për aktualitetin në botë si dhe zhvillimet e fundit ne Izrael. „Më vjen shumë ke1 dhe jam thellësisht e trishtuar gë Naftali Fürst nuk mund të vijë në Gjermani për shkak të terrorit të tmerrshëm në Izrael”- tha ajo. Znj. Pommer vazhdoj duke thëne që “Si President i Komitetit Ndërkombëtar të Buchenwald, Naftali Fürst është një zë kryesor në kulturën e kujtimit të vendit tonë”.
“Gjatë shumë viteve të takimit me njëri-tjetrin, ai tashmë është një mik i yni. Jam mirënjohës që megjithatë ai përmes livestream do të na drejtohet të gjithë neve “Në vijim në bisede z. Martin Kranz, intendant i Archav, Naftali Fürst raportoj rreth jetës së tu duke i njoftuar te pranishmit për së afërmi me përjetimet e tij gjatë kohës se nazizmit. Përveç kësaj u shfaq edhe filmi „Kinderblock 66 – Retern to Buchenwald* ( kamp përqendrimi), ku Naftali Fürset kishte përjetuar fatin më të keq të tij. Me këtë rast Helmut Seeman lexoj edhe fragmente nga libri i tij”.
“Në vazhdën e kësaj ngjarje KP Nura zhvilloj edhe një takim me Kryeparlamentaren Pommer, e cila u informua konkretisht rreth situatës aktuale e sidomos mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Republikës se Kosovës. Ajo e konfirmoj pranimin e materialit te dërguar me herët nga KP në Mynih, si Deklaratën e Qeverisë së RKS, foto të armatimit të gjetur në Manastirin e Banjskës dhe shtëpitë përreth tij”.
“Znj. Pommer shprehu përkrahjen e saj ndaj Kosovës dhe dënoj të gjitha veprimet e grupit terrorist. Ajo theksoj që bashkë me institucione të tjera të Tyringenit do të vazhdojnë që të përcjellin zhvillimet në rajon dhe ofroj mundësinë që për çdo gjë të mbesim në kontakt”.
“Në koktejin e organizuar ishte mundësia tjetër e mirë për shkëmbime edhe me përfaqësueses të institucioneve të tëra të Tyringenit, deputet, përfaqësueses të misioneve të huaja etj. Me këtë rast gjithashtu u dhanë informata konkrete rreth ngjarjeve të fundit dhe veprimeve të grupeve serbe terroriste në Kosovë”.
Ky raport sipas informacioneve të Insajderit, është përcjellur në adresë të MPJD-së, por që ende nuk është pranuar një përgjigje.
Sqarim ka kërkuar edhe gazeta por deri në këto momente nuk kemi pranuar përgjigje.
Kujtojmë që Faruk Ajeti, para dy vitesh e ka filluar zyrtarisht punën si ambasador i Kosovës në Gjermani.
Diplomati kosovar theksonte se do të punonte me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë“, shkruante ai.
/Insajderi