Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës miratoi sot planin e veprimit të Komisionit.
Me iniciativë të opozitës, veçmas të PDK-së, në fillim të muajt maj, Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Hetimor Parlamentar, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
Ky komision ka ftuar për intervistim krerët e institucioneve, të partive politike, ndërmarrjeve publike e ambasadorë kosovarë, do të jenë pjesë e intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Front Online ka siguruar dokumentin në të cilin figuron edhe emri i ambsadorit Berishaj.