
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi ka komentuar deportimin nga Kosova të shtetasit shqiptar Boiken Abazit, duke thënë se rasti i tij nuk duhet të merret si depërtim i shqiptarëve nga Kosova por si një respektim i rregullave të shtetit të Kosovës.
“Pavarësisht se jemi një komb, jemi dy shtete dhe këto dy shtete duhet të komunikojnë në bazë të rregullave dhe ligjeve”, ka thënë Minxhozi në emisionin “InfoMagazine”.
Ai ka thënë të mos besoj se shteti i Kosovës në këtë rast, Policia e Kosovës ka marrë vendim për deportim të Abazit për shkak të veprimtarisë së tij politike.
“Angazhimi i shtetasve me pasaporta nga Kosova në parti politike në Shqipëri apo angazhimi i shqiptarëve të Shqipërisë në Kosovë ka ndodhur historikisht dhe nuk ka asgjë të kundërligjshme por gjithashtu duhet të respektohet rregullat e të dy shteteve”, ka thënë ai.
Ambasdori Minxhozi ka dënuar edhe veprimin e VV-së për gjuajte me ngjyrë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si reagim ndaj vendimit për deportimin e Abazit nga Kosova
“Elementi edhe më i vogël i dhunës dënohet. Sidomos kur ai është i drejtuar nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Minxhozi.