Ambasadori norvegjez Grondahl mahnitet në Comodita, e lavdëron menaxhmentin për punësimin e shumë të rinjve - Insajderi
×
  • Biznes
  • LifeStyle
  • Biznes / Biznes

    Ambasadori norvegjez Grondahl mahnitet në Comodita, e lavdëron menaxhmentin për punësimin e shumë të rinjve

    Insajderi
    30 June 2021 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ka vizituar fabrikën e dyshekëve dhe shpuzës, Comodita në Gjakovë.

    Ai u prit nga pronari, Shkëlqim Devolli dhe drejtori e stafi menaxherial, të cilët ia treguan të gjitha repartet dhe hapësirat e shumta dhe të mëdha prodhuese të fabrikës.

    Pasi e pa krejt Comoditën, ambasadori norvegjez tha se u impresionua me atë që pa. Madhësia dhe kapacitetet e prodhimit i lanë shumë përshtypje të jashtëzakonshme, njofton Klankosova.tv.

    Po ashtu, Grondahl tha se i erdhi shumë mirë kur kuptoi se cili është kontributi masiv i Comoditës në eksportimin e produkteve të saj në Amerikë dhe Evropë.

    Pos kësaj, mysafiri nga Norvegjia ka lavdëruar fabrikën, pronarin dhe stafin menaxherial që po bëjnë përpjekje kaq të mëdha për të krijuar vende të shumta pune dhe për të kontribuuar në buxhetin e shtetit.

    Sipas tij, krejt këto ndikojnë pozitivisht që rinia dhe profesionistët të mbeten në Kosovë, duke pamundësuar kështu ikjen e trurit jashtë vendit e shtetit.

    Grondahl nuk kurseu fjalët e mira edhe për pastërtinë në të gjitha hapësirat e fabrikës.

    Comodita është fabrika e dytë më e madhe në botë për prodhimin e dyshekëve dhe eksportuesi më i madh në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    10 January 2025
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark