Ambasadori i parë i Kosovës në Maldive – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i parë i Kosovës në Maldive

    Insajderi
    29 April 2017 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori Rexhep Boja i ka dorëzuar Letrën e tij të Besimit presidentit të Maldiveve, Yameen Abdul Gayoom, të enjten në mëngjes në zyrën e tij.

    Në këtë ceremoni, presidenti i Maldiveve mirëpriti ambasadorin nga Kosova dhe uroi atë në fillimin e detyrës së tij, thuhet në komunikatën për media nga zyra presidenciale e Republikës së Maldiveve.

    Gjatë ceremonisë, presidenti i Maldiveve i përcolli urime të mira presidentit të Kosovës, dhe shprehu shpresë që relacionet mes Maldiveve dhe Kosovës do të forcohen gjatë kohës së ambasador Bojës.

    Edhe ambasadori përcolli përshëndetje dhe urime të mira nga presidenti i Kosovës, dhe shprehu falënderim për dërgimin e ambasadorit të parë nga Kosova.

    Ambasadori gjithashtu vuri theksin në ndërtimin e raporteve të mira, dhe diskutoi në eksplorimin e rrugëve të bashkëpunimit mes dy vendeve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark