Ambasadori Rohde mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për largimin e “regjimit të ngjitësve" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Rohde mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për largimin e “regjimit të ngjitësve”

    Insajderi
    05 January 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

    “Tschüss, ngjitëse në targa! Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e “regjimit të ngjitësve”, duke e bërë më të lehtë udhëtimin mes dy fqinjëve”, shkruan Rohde.

    “Tani e tutje, të vetmet stikera që duhen përdorur janë ato për në Euro2024 në  albumet ngjitëse!”.

    Përndryshe, ky vendim i Qeverisë së Kosovës vjen pasi Serbia fillimisht vendosi t’i lejojë veturat me targat RKS të lëvizin lirshëm nga fillimi i këtij viti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark