Ambasadori Rohde pyet Listën Serbe: Pse nuk i dënoni djegien e veturave? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Rohde pyet Listën Serbe: Pse nuk i dënoni djegien e veturave?

    Insajderi
    02 April 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    U dogjën rreth tetë vetura në pjesën veriore të vendit për shkak të targave të Republikës së Kosovës (RKS). Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i ka reaguar Listës Serbe i shqetësuar me faktit se pse këta të fundit nuk i kanë dënuar këto akte kriminale.

    “Pse? Është shumë shqetësues fakti që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegien e veturave të qytetarëve. Të gjithë duhet të jemi bashkë në dënimin e këtyre veprimeve”, ka shkruar ambasadori gjerman.

    Përkundrazi, Lista Serbe jo vetëm që nuk i ka dënuar këto akte por madje edhe kanë kërcënuar me “kryengritje të përgjithshme” në rast se nuk lirohet Millan Bozhoqviq, serbi i arrestuar në akuza për sulme ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës si dhe djegie të veturave të serbëve të cilët i kanë shndërruar targat e tyre në RKS./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark