Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi gabon nëse mendon që Rusia nuk ka kohë për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi gabon nëse mendon që Rusia nuk ka kohë për Kosovën

    Insajderi
    13 December 2022 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan Kharchenko, ka thënë se pretendimet se Rusia aktualisht nuk ka kohë të merret me Kosovën janë krejtësisht të rreme.

    “Dëshiroj të theksoj se ka pretendime krejtësisht të pasakta se Rusia nuk ka kohë për Kosovën tani. Pikërisht në bazë të kësaj premise të rreme Perëndimi e përkeqësoi situatën”, deklaroi Bocan Kharchenko, përcjell Insajderi.

    Ai theksoi se Perëndimi beson se nëse Rusia ka shqetësime të tjera përveç Kosovës, është e mundur të bëhet presion shtesë ndaj Beogradit për ta njohur shpejt pavarësinë e Kosovës.

    “Një pikëpamje e tillë është një keqkuptim serioz, sepse në këtë situatë ne qëndrojmë së bashku me mikun tonë Serbinë”, është shprehur ambasadori rus.

    Ai shtoi se Rusia ia ka përcjellë këtë mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe se ai e di se ka mbështetjen e Moskës. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark