Ambasadori i Serbisë në Izrael, Miroljub Petroviq ka deklaruar se njohja e Kosovës nga Izraeli sipas tij ka lënë gjurmë në raportet mes dyja vendeve.
Këto komente ai i bëri për Kosovo Online me rastin e vizitës së presidentit izraelit Isaac Herzog më 11 dhe 12 shtator në Serbi.
Vendimi i Izraelit për ta njohur Kosovën, sipas Petroviqit është një temë që ende po diskutohet. Ka pasur, thotë ai, “interpretime jo korrekte të ngjarjeve të caktuara, e sidomos nga pala izraelite, prezantimi i rrethanave në të cilat Izraeli mori vendimin për njohjen e Kosovës si rezultat i një lloj marrëveshjeje”.
“Sido që të jetë, çështja e njohjes nga Izraeli të pavarësisë së Kosovës është ende e pranishme në bisedimet tona, por nuk është pengesë për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fusha të tjera të shumta me interes të ndërsjellë”, deklaroi ai.
Kosova u njoh nga Izraeli në vitin 2020. Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit ishte pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit të vitit 2020.
Të dyja vendet formalizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të 2021-ës,