Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për deskalim të situatës në veri të vendit.
Ambasadori nga palët ka kërkuar që të zbatohet plani tre pikësh i Bashkimit Evropian për de-eskalim.
Ai ka theksuar se “Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe parandalon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane”
Reagimi i plotë:
“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne e njohim rolin e rëndësishëm të Serbisë në këtë drejtim dhe i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të de-përshkallëzojnë menjëherë tensionet, duke përfshirë edhe ndjekjen e planit trepikësh të përshkruar nga kolegët tanë në BE. Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe parandalon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane”, ka shkruar Carpenter në Twitter./Insajderi