Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte i ftuari i nderit në samitin e Athinës, të mbajtur nga kryeministri grek Mitsotakis, i cili kishte ftuar liderët e vendeve të rajonit, përfshi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Por Kurti ishte i vetmi nga të ftuarit që nuk pati takim dypalësh me presidentin Zelensky, madje pas samitit, presidenti ukrainas foli për takimet e Athinës, por nuk e përmendi Kosovën apo kryeministrin e saj.
Zelensky madje foli për ato që ai quajti “takime me udhëheqësit e Serbisë.”
Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov thotë për ABC Neës se koha për vendime politike nuk është sot, por një ditë tjetër, kur lufta të ketë përfunduar.
“Presidenti Zelensky mendon për Kosovën, ai e kupton që Kosova na ka dhënë asistencë, asistencë humanitare, ka strehuar disa gazetarë, por e dini tani Ukraina është në një situatë të vështire, mendoj se koha për vendime politike nuk është sot por një ditë tjetër pasi lufta të ketë ndaluar. E dini, për fat të keq, pala shqiptare nuk mori pjesë në këtë samit, por ne dimë se Shqipëria pothuaj është gati të jetë anëtare e BE”, ka thënë ai.