Ambasadori Zemaj takon Escobar, konfirmohet mbështetja për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Zemaj takon Escobar, konfirmohet mbështetja për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

    Insajderi
    10 March 2022 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO, Astrit Zemaj ka takuar sot të dërguarin e  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar  me të cilin ka diskutuar për integrimin euroatlantik të Kosovës.

    Përmes një statusi në Facebook, Zemaj ka thënë se në takim me Escobar i ka rikonfirmuar edhe një herë përkushtimin e Kosovës për miqësi e thëllim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Postimi i plotë:

    Sot me ftesë të Misionit të Përhershëm të 🇺🇲#USA në #NATO, kam pasur një takim të frytshëm pune me zv.Ndihmës Sekretarin e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, dhe i Dërguar i Posaqëm për Ballkanin Përendimor, DAS Gabriel Escobar.

    Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, është partner dhe garantues për paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe përtej.

    Miqësia e veçantë dhe thellimi i marrëdhënieve mes vendeve tona🇽🇰🇺🇲, integrimet euroatlantike, si dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës🇽🇰, janë përkushtimi ynë dhe ishte kënaqësi  rikonfirmimi i përkrahjes në takimin e përbashkët me z. Escobar.

    Astrit Zemaj

    Ambasador-Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark