Ambasadorja amerikane në Shqipëri: Asociacioni rruga në njohjen e Kosovës, liderët e dy vendeve të lënë egon mënjanë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ambasadorja amerikane në Shqipëri: Asociacioni rruga në njohjen e Kosovës, liderët e dy vendeve të lënë egon mënjanë

    Insajderi
    21 June 2023 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord për Asociacionin për rrugën përpara që do të përfundonte në njohjen e Kosovës”, kështu u shpreh ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kur u pyet në lidhje me raportet Kosovë-Serbi.

    Gjatë fjalës së saj në një konferencë me gazetarët, ambasadorja Kim thotë se SHBA beson tek Kosova dhe se qëllimi i tyre është angazhimi për një Kosovë të lirë dhe sovrane.

    Ambasadorja Kim bën thirrje që udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës të lënë mënjanë egon e tyre për krenarinë kombëtare dhe të marrin në konsideratë atë që ju thonë aleatët dhe miqtë e tyre.

    “Liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord për Asociacionin, kanë rënë dakord sepse në fakt kanë rënë dakord për rrugën përpara që do përfundonte në njohjen e Kosovës. Nuk besoj që njerëzit kanë nevojë t’ju rikujtohet sa shumë besojnë SHBA tek Kosova. Dashuria që ne kemi, angazhimi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Nëse doni prova do t’ju rekomandoja të hidhnit sytë disa vite më parë. Çështja është cilat janë hapat që duhen ndjekur që të dy palët të lëvizin së bashku përpara. Kjo është koha që udhëheqësit të lënë mënjanë egon e tyre dhe të mendojnë për atë që është krenari kombëtare dhe të marrin në konsideratë atë që ju thonë miqtë e tyre”, ka deklaruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark