Ambasadorja britanike bën një hap të papritur në Kiev - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ambasadorja britanike bën një hap të papritur në Kiev

    Insajderi
    01 May 2022 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja britanike në Ukrainë, Melinda Simmons, tha se ndihet “rehat” pasi u kthye në Kiev pavarësisht kërcënimeve ruse kundër diplomatëve në kryeqytetin ukrainas.

    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajo mbërriti në Kiev vonë të premten, pas njoftimit se Britania do të rihapë ambasadën e saj në shenjë mbështetjeje për Ukrainën në mes të pushtimit rus.

    Simmons tha se megjithëse është e vetëdijshme për rrezikun, thotë se “e ndjen se është vendi i duhur për të qenë prezente”.

    Ajo shtoi: “Unë nuk jam duke minimizuar (rrezikun). Nuk po e zvogëloj atë. Duhet ta marrni parasysh, megjithatë unë jam ende këtu.

    “(Këtu janë 27 ambasadorë) kështu që këtu edhe shumë diplomatë mund të vihen në cak”.

    “Unë gjendem këtu me një nivel të lartë të mbrojtjes së sigurisë dhe duke pasur parasysh atë rrezik të mundshëm, por tani për tani ndihem rehat për të punuar në ato rrethana”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark